Shqipëria

Demian Smith, zëvendësambasadori i ri i SHBA në Shqipëri


Demian Smith do të jetë zëvendësambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e Ambasadës së SHBA-ve në Twitter, nëpërmjet të cilës i është uruar mirëseardhja diplomatit të karrierës në Shqipëri.

Smith ka ardhur për herë të parë si turist në vitin 1997 në Shqipëri.

“Jam i lumtur për aventurën time të radhës, për rikthimin në Ballkan. Jam i etur të eksploroj Shqipërinë, shtëpinë e re”.

Në Twitter-in e Ambasadës, shkruhet gjithashtu se pritet me padurim që Smith, të rizbulojë mikpritjen e shqiptarëve. Po ashtu, edhe miqësinë shqiptaro-amerikane.

“Mirë se erdhe në Shqipëri”, përmbyllet postimi.

Më parë, Smith ka qenë zëvendësambasor në Zelandën e Re. Gjithashtu, pa mbajtur pozicionin e Shefit të Kabinetit i Këshilltarit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai ka qenë i dërguar i veçantë në Azinë Lindore dhe vendet e paqësorit. Përtej kontinentit amerikan, ai ka shërbyer edhe në Tailandë, Serbi dhe Indi.

Ai flet shqip, serbisht, spanjisht dhe pak frëngjisht e gjermanisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore