Jetesë & Stil

Demi Lovato shuan kureshtjen e publikut rreth seksualitetit të saj


Pas thashethemeve të shumta, Demi Lovato, më në fund ka folur rreth identitetit të saj seksual, duke e deklaruar se ajo është panseksuale.

Këtë deklaratë këngëtarja amerikane e bëri në emision e radios të Joe Rogan, ku ajo foli rreth seksualitetit të saj, ndërsa shpjegoi se është e interesuar që një ditë të birësojë fëmijë.

“Unë gjithashtu nuk e di nëse do të përfundoj me një djalë, kështu që nuk mund ta shoh vërtet veten duke mbetur shtatzënë prandaj dua shumë që një ditë të adoptoj një fëmijë.”, tha Lovato

Ndërsa, kur komediani amerikan, Rogan,e pyeti “Nësë i pëlqejnë djemt apo vajzat”, Lovato u përgjigj – “Më pëlqen gjithçka, realisht të dy gjinitë”.

Lovato më pas foli rreth rritjes në Teksas dhe “ndjenjës së turpshme” për identitetin e saj seksual.

Ajo tha se “përjetoi një tërheqje seksuale”, ndërsa po shikonte skenën e puthjes midis Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair në “Intentions Cruel”, por “ndjeu shumë turp” për këtë.

“Unë kam qenë si, ‘Oh, më pëlqen kjo”, tha Lovato. “Por unë ndjeva shumë turp sepse duke u rritur në Teksas si e krishterë, kjo është shumë e shfrenuar. Çdo tërheqje që kisha për një femër në moshë të re, e mbyllja para se të lija veten të përpunoja ato që ndieja.

Ndryshe, të qenurit panseksual do të thotë – Mos kufizim në zgjedhjen seksuale në lidhje me seksin biologjik, gjininë ose identitetin gjinor.

Dokumentari i Demi Lovatos, “Dancing With the Devil”, tani ka tre episode në dispozicion për t’u transmetuar në YouTube.

Këngëtarja gjithashtu zbuloi se albumi i saj i parë që nga viti 2017, “Dancing With the Devil – The Art of Starting Over,” publikohet me datë, 2 Prill.

Albumi përfshin bashkëpunime me yjet e muzikës, si; Ariana Grande, Saweetie dhe Noah Cyrus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore