Sport

Dembele, prioritet te Barcelona


Francezi Ousmane Dembele, po kalon sezonin e tij më të mirë që nga transferimi te Barcelona në vitin 2017.

Presidenti i ri i klubinit katalunas, Joan Laporta, rinovimin me Dembele-n e ka shndërruar në prioritet.

Klubi blaugran dëshiron që të përballet me kontratën e re të Dembele-s sa më shpejtë që është e mundur.

Kontrata aktuale e francezit skadon në vitin 2022, dhe Barcelona dëshiron që ta zgjasë atë.

Dembele ndihet shumë rehat dhe i rëndësishëm në “Camp Nou”, anësori thotë që ai është i predispozuar që të qëndroj te Barcelona.

Nëse është e nevojshme, Laporta është i gatshëm që të flas direkt me Dembele-n dhe ta bind që të qëndroj.

Të interesuar për shërbimet e Dembele-s janë janë Juventus-i, të cilët ka vite që e kërkojnë.

Pirlo e adhuron lojtarin, të cilën e konsideron si një futbollist që mund të jetë pjesë e projektit të rindërtimit.

Nëse Dembele nuk rinovon kontratën, ai do largohet nga Barcelona këtë verë, me klubin katalunas që nuk do rrezikojë ta humb me shifra zero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore