Sport

Dembele i hapur për një transferim te Newcastle


Ousmane Dembele është i hapur për një transferim te Newcastle United kur kontrata e tij me Barcelonën përfundon, por edhe më herët.

Që nga transferimi i tij në “Camp Nou”, e deri tani, gjithçka ka shkuar keq për francezin.

Sa herë që ai ka gjetur një formë të mirë, është ndalur nga lëndimet.

Kjo ka qenë historia e tij e përhershme gjatë gjithë këtyre viteve te skuadra blaugrane.

Momentalisht, klubi kalatunas dhe futbollisti janë në bisedime për kontratë e re, por nuk duket se ata po shkojnë në një rrugë të mirë.

Prandaj, Ousmane Dembele është i hapur për një largim nga Barcelona.

Lojtari është ende i ri dhe ai beson se shumë shpejt do t’i lë prapa të gjithë shqetësimet që ka nga lëndimet.

Në këtë mënyrë, ai po kërkon për një klub që i ofron të ardhura të mira, përveç minutave.

Këto mund t’ia ofrojë skuadra e sapo shëndrruar në më të pasurën në botë, Newcastle United.

Newcastle ngadalë po kërkon që të ngris skuadrën në majat e futbollit anglez, dhe futbollist me potencial si Dembele, janë pa dyshim në radarin e qymyrxhinjëve.

Se çfarë do të sjellë e ardhmja për Dembele-n, mbetet për t’u parë shumë shpejt…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore