Sport

Dembele – Barcelona, gjithçka përfundon mes palëve


Një muaj më parë, mungonte vetëm e bardha mbi të zezë që Dembele të zgjaste marrëdhënien me Barcelonën edhe për pesë vite tjera.

Sot, një muaj më pas, mungon gjithçka.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Barcelona dhe Dembele kanë ndalur negociatat pasi nuk kanë arritur të pajtohen në asnjë pikë të marrëveshjes.

Kjo me shumë mundësi do të thotë që aventura e Ousmane Dembele te Barcelona do të përfundojë në fund të këtij sezoni, nëse jo në muajin janar.

Barcelona do të kërkojë ta shesë Dembele-n që në janar, për të arritur të nxjerrë diçka nga transferimi i tij.

Në të kundërtën, Dembele do të largohet nga katalunasit me parametra zero.

Sipas Sport, kjo as nuk do të diskutohet më, sepse Dembele tashmë ka arritur marrëveshje në parim me Juventus-in.

Mirëpo, përkundër kësaj, deri në fund mund të ndryshojë gjithçka.

Situatën e Dembele-s po e përcjellin nga afër edhe PSG, Chelsea, Manchester United dhe Newcastle.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore