Lajme

Delfinët vizitojnë Venecian


Ishte një nga videot që u bë virale gjatë izolimit të parë të vitit 2020-të, duke i gëzuar të gjithë ndërsa rrinin në shtëpi. Një delfin që notonte afër sipërfaqes në atë që pretendohej të ishte një kanal venecian.

Sigurisht, kjo ishte e pavërtetë. Pasi doli të ishte shfaqur afër portit në Cagliari, në ishullin e Sardenjës.

Por të hënën e 22 marsit, dy delfinë bënë vërtet një udhëtim ditor në Venecia.

Ata bënë një udhëtim në Kanalin e Madh të famshëm, para se të notonin për në ishullin Giudecca, ku panë jo më pak se dy kisha nga starkitekti i Rilindjes Andrea Palladio, para se të ktheheshin në shtëpi në Detin Adriatik.

 

Vizita e tyre erdhi kur qyteti është në një izolim tjetër teksa Italia lufton me një valë të tretë të Covid-19.

Çifti i delfinëve me vija, që mendohet të jetë një i rritur dhe një i mitur, ndoshta një nënë dhe fëmijë, u pikasën për herë të parë rreth orës 6 të mëngjesit nga Marco Busetto. Ky i fundit një bashkëpronar i kompanisë së kullimit Eredi Busetto Giuseppe, në Kanalin Giudecca, një rrugë ujore që ndan ishullin e gjatë të Giudecca nga qendra historike e Venecias.

Ai lajmëroi autoritetet.

Një orë më vonë ata u shfaqën në grykën e Kanalit të Madh, duke notuar në rrugën ujore ikonike drejt kishës së famshme Salute.

“Me të vërtetë ishte një surprizë e bukur, diçka unike dhe e veçantë, për t’i parë ata dhe për të menduar sa afër kishin qenë në Kanalin e Madh”, tha për CNN Luca Folin, i cili punon për firmën dhe shkrepi një video e cila shpejt u bë virale.

“Por ata ishin gjithashtu në një rrezik të madh për shkak të të gjitha varkave që shkonin para dhe prapa, të cilat mund t’i kishin dëmtuar ata me helikat e tyre.”

Grupi u përpoq të ndalonte trafikun ndërsa priste të vinte policia.

Ekipi i CERT – i udhëhequr nga profesori Sandro Mazzariol – koordinoi nëntë anije të autoriteteve të Venecias në një zinxhir, duke u përpjekur t’i drejtojë kafshët drejt Lido, brezit të gjatë të plazhit të Venecias, dhe një pike ku laguna Veneciane takon Detin Adriatik.

U deshën dy orë e gjysmë.

“Ne i pamë ata tre herë dhe pastaj i humbëm plotësisht. Ata nuk ishin kthyer prapa në drejtim të Kanalit të Madh, kështu që shpresojmë të marrin drejtimin e duhur”.

Besohet se ata e bënë atë në mënyrë të sigurt përsëri në Adriatik.

“Shpresojmë që ata të jenë të lirë në mjedisin e tyre tani”, thotë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore