Shqipëria

Delegacioni i BE-së respekton vendimin e Bashës: Ne presim që lidershipi i ri të mbështesë integrimin në BE


“Ne respektojmë vendimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike”.

Kjo do të ishte deklarata e Delegacionit të Bashkimit Evropian për vendimin e Bashës.

“Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që e mban qeverinë përgjegjëse dhe nën kontroll”, thuhej në postimin e tyre në median sociale Twitter.

Sakaq, ata shpresojnë që lidershipi i ri do të luajë të njëjtin rol si mbështetës i integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ne presim që lidershipi i ri të luajë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe mbështetjen e reformës së drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit”, përmbyllet mesazhi i Delegacionit.

Kujtojmë që Basha e bëri të ditur dorëheqjen nga detyra pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Kryesisë dhe Kolegjit të Kryetarëve pasditen e 21 marsit.

Me një fjalim të ndjerë, Basha u shpreh se këtë vendim e ka marrë për të kthyer bashkimin e demokratëve.

“Unë dhe demokratët u përballëm me akuza të shumta. Fatkeqësisht përpjekja për të mbajtur PD të bashkuar, nuk kishte sukses”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore