Lajme

Del vaksina e tretë ruse


Vaksina e tretë ruse kundër Covid (CoviVac), e zhvilluar nga qendra kërkimore Chumakov, do të dalë në qarkullim për popullatën ditën e shtunë, 28 mars.

Kjo u njoftua të martën nga zëvendës kryeministrja, Tatiana Golikova,  në stacionin televiziv Russia Today (RT) “Duke filluar nga fundi i Marsit, ne do të fillojmë të rrisim prodhimin e vaksinave EpiVacCorona. 500 mijë doza do të hyjnë së shpejti në qarkullim për popullatën civile”.

“Besoj se dërgesat e para të CoviVac të qendrës Chumakov do të bëhen në 28 Mars ».

Vaksina e zhvilluar në Qendrën e Kërkimeve Virologjike Chumakov në Moskë, përfshin administrimin e dy dozave dhe përbëhet nga grimca joaktive të virusit SARS-CoV2.

Vaksina e re u regjistrua në 19 Shkurt nga Ministria e Shëndetësisë e Federatës Ruse.

Me CoviVac, numri i vaksinave të zhvilluara nga Federata Ruse është rritur në tre. Qendra e Barnave ruse pret të prodhojë 10 milionë doza deri në Dhjetor 2021.

Vaksina e parë e zhvilluar në Rusi ishte Sputnik V, e quajtur kështu për nder të satelitit të parë Sovjetik të dërguar në hapësirë. Ajo u zbulua nga Qendra Kombëtare Ruse për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, Gamaleya.

E dyta, EpiVaCorona, u zbulua në 13 Tetor 2020 nga Qendra e Biologjisë dhe e Biologjisë Vektor, e vendosur në Novosibirsk. EpiVaCorona është një vaksinë peptide e cila, ndryshe nga Sputnik V, nuk mbart agjentë biologjikë.

Sipas Qendrës Kërkimore Chumakov, CoviVac, vaksina e tretë e prodhuar, mund të transportohet në një temperaturë midis 2 dhe 3 gradë. Drejtori i Qendrës Chumakov, Aydar Ishmukhametov, i tha agjencisë ruse të lajmeve Interfax se pritet të kërkojë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në vjeshtën e vitit 2021, kualifikimin e hershëm të CoviVak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore