Sport

Del Piero flet për një rikthim të mundshëm në Juventus, pas dorëheqjes së kryesisë (VIDEO)


Legjenda e Juventusit , Alessandro Del Piero, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në klub: “Unë jam në gatishmëri, do të shoh se çfarë do të ndodhë”.

Anëtarët e bordit të klubit dhanë dorëheqjen të hënën në mbrëmje, pas një takimi urgjent në Continassa dhe Exor, kompania mbajtëse me një aksion kontrollues në klub ka emëruar tashmë një CEO të ri dhe ka emëruar pasardhësin e Agnelli.

Del Piero ndau pikëpamjen e tij për situatën në klub, duke refuzuar të përjashtojë një rikthim në “Allianz Stadium”.

“Është një vendim i rëndë, i tronditi të gjithë, askush nuk do ta imagjinonte”, tha ai për “BeIn Sports”.

“Agnelli dha dorëheqjen si president dhe tani pronarët duhet të kuptojnë se çfarë do të ndodhë. Kjo do të prekë njerëzit në klub, presidentin dhe anëtarët e bordit nëse diçka vërtetohet”, shtoi Del Piero.

A do të kthehej Del Piero në klub?

“Është herët për të thënë, kam kaluar gati 20 vjet, vendosa të qëndroj pavarësisht rënies. Natyrisht, marrëdhënia mes pronarëve dhe meje dhe fansave është mjaft e thellë, shumë e thellë. Kemi kaluar gjithçka”, thekson Del Piero.

“Çdo lajm në lidhje me Juve-n, për mua, është shumë emocionues. Unë jam në gatishmëri, do të shoh se çfarë do të ndodhë. Unë isha atje këtë verë për turneun në LA ku jetoj dhe i pashë të gjithë në Lisbonë, jam mik i Pavel Nedved dhe të gjithëve. Para së gjithash, kjo është një situatë e trishtuar”, shtoi legjenda bardhezi.

Kujtojmë që Del Piero është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe lojtari me më shumë paraqitje në fanellën e Bianconerëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore