Libra

Del nga shtypi libri “Të Lirë: të rritesh në fund të historisë” i Lea Ypi-t


Të Lirë: të rritesh në fund të historisë, Lea Ypi

Është botuar dhe ka dalë në shitje edhe online libri i fundit i filozofes dhe shkrimtares shqiptare, Lea Ypi, “Free: Coming of Age at the End of History”, në shtëpinë botuese prestigjioze Penguin Books.

Këtë e ka bërë të ditur shkrimtarja Ypi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ku shkroi se “Libri im tani ekziston në botë! Faleminderit të gjithë ekipit të mrekullueshëm të Penguin Books që e realizuan atë!”.

Libri “Të Lirë: të rritesh në fund të historisë” së fundmi ishte përkthyer edhe në gjuhën holandeze

“Shumë e lumtur që po e shoh kopertinën dhe detajet e librit ‘Të Lirë’ –  në tetor del në shtyp nga De Bezige Bij”, kishte shkruar Lea Ypi në njoftimin e saj.

Kjo vepër rrëfen tranzicionin e jetës së një vajze të vogël dhe tranzicionin politik të një shoqërie dhe shtetit që kalon prej një fortifikate komuniste në një vend të hapur liberal. Prej një izolimi hermetik në një shoqëri të hapur dhe në lirinë esenciale njerëzore.

Lea Ypi është autore e disa vepreve, shkrimeve, analizave, prej të cilave më të njohura janë “Arkitektonika e Arsye së Pastër: Qëllimësia dhe Uniteti Sistematik në Kritikën e Arsyes së Kulluar të Kantit”, “Drejtësia Globale dhe Veprimi Politik Avant-Gard”, dhe bashkëautore me Jonathan White në veprën “Kuptimi i Partizanitetit”, dhe së fundmi “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore