Shqipëria

Del nga shtrati lumi Erzen, dëmtohet tubacioni i ujit të pijshëm në Shijak


Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Erzen.

13-të banesa në lagjjen “Erzen” në Shijak, prej 24 orësh ndodhen nën ujë. Dëmtimi i një tubacioni që furnizon Shijakun me ujë të pijshëm ka lënë qindra banorë pa ujë. Si pasojë e reshjeve janë përmbytur disa biznese. Katet e parë të disa shtëpive janë përmbytur. Sipas të dhënave të bashkisë, bëhet fjalë për 13 familje të izoluara.

Në ndihmë të banorëve kanë qënë forcat e ushtrisë. Për largimin e ujit nga banesat e tyre janë duke u kujdesur edhe vetë banorët.

Reshjet masive të shiut kanë rritur sipërfaqen e tokave të përmbytura edhe në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës. Aktualisht në Lezhë janë rreth 600 hektarë tokë nën ujë. Në disa fshatra ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në qarkun e Shkodrës janë aktualisht të përmbytura 2 mijë e 65 hektarë tokë. 

Lumi Drin dhe lumi Gjadër kanë arritur kuotat maksimale. Ka pasur dalje nga shtrati të ujërave të tyre./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore