Sport

‘Deja-vu’, familja Schumacher përballë Kimi Raikkonen


Kimi Raikkonen dhe Mick Schumacher

Janë bërë më shumë se dy dekada që Kimi Raikkonen garon në Formula 1.

Kampioni i vitit 2007 mbetet një ndër ikonat e këtij sporti, dhe viti 2021 do të jetë i fundit për të në sportin më të shpejtë në botë.

Me kalimin e viteve, momentet që mbahen mend me Kimi Raikkonen kanë shkuar duke u shtuar.

Nga parakalime historike, deklarata qesharake në radio, fitore të mëdha.

Duke pasur shumë vitë në sport, Kimi ka garuar edhe me pjesëtar të ndryshëm të njëjtës familjes.

I tillë është shtatë herë kampioni i botës Michael Schumacher dhe djali i tij, Mick Schumacher.

Kimi Raikonnen dhe Michael Schumacher

Michael për shumë kë është më i miri në historinë e këtij sporti, kurse Mick sapo ka filluar karrierën në F1 duke shfaqur talent të madh.

Në llogarinë e tyre në Twitter, Formula 1 ka postuar një video të një dueli të Raikonnen kundër Michael dhe Mick.

Të dy duelet janë në Brazil, në të njëjtën vijë të drejtë, në të njëjtën kthesë, me të njëjtin stil.

‘Deja-vu’ e vërtetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore