Muzikë

“Dehur” –  kënga më e re nga Irkenc Hyka


Këngëtari i njohur shqiptar, Irkenc Hyka, e ka nisur vitin me fokus kryesor në publikimin e këngëve të reja.

Projekti i tij më i ri mban emrin “Dehur” dhe është publikuar edhe me video klip të përshtatur tematikës së këngës e cila edhe kësaj radhe ishte baladë.

“Më mjafton veç një cigare edhe një kitarë, e të humbëm nëpër vargje veç për sytë e saj” janë disa vargje të shkëputura nga kënga e tij më e re.

Në klipin e këngës, artisti Hyka shihet në një bar kafiterie duke porositur gota me raki e duke kërkuar cigare, si rezultat i një “dashurie të dështuar”.

Irkenc Hyka, ka prodhuar hite të shumta prej që u shfaq në skenë.

Këngët si; “Lule pa erë”, “Tymi dashnisë” e “Këngë Shpirti” janë mirëpritur nga publiku, duke shënuar kështu shifra të larta klikimesh në YouTube.

Ndryshe, Irkenci është i njohur për bashkëpunime me këngëtarët më “IN” të estradës.

Në repertuarin e tij ai numëron disa bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm si me artisten vlonjate, Poni “Dashni e vjetër”, këngëtaret nga Kosova,  Nora Istrefi “Jena nda” e Kaltrina Selimi “Kthema”, rep artistin Don Phenom “A je vetëm”, si dhe legjendën e muzikës popullore kosovare, Ramadan Krasniqin “Një lamtumirë”.

Kënga e fundit e publikuar nga Irkenc Hyka ishte “Më Fal” e cila aktualisht numëron mbi dy milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore