Auto

Defender 110 në Rally Dakar 2021


Dy vagonët e pamodifikuar Land Rover Defender 110 do të marrin pjesë në Rally Dakar 2021 si automjete mbështetëse.

“Fakti që këto automjete janë të pamodifikuara është dëshmi e aftësisë dhe qëndrueshmërisë së brendshme të 4×4”, ka thënë Finbar McFall, drejtor i përvojës së klientit te Jaguar Land Rover, transmeton AlbanianPost për Autoweek.

Dy makinat Defender 110 do të shërbejnë si mbështetje e lëvizshme për ekuipazhin mjekësor, dy shoferët dhe personelin mbështetës të ekipit në garën prej 4 mijë e 751 miljesh.

Ekipi i ri i mbështetur nga Prodrive, Bahrain Raid Xtreme (BRX) do të marrë pjesë në këtë ngjarje me 12 faza për 13 ditë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore