Kosova

Deçani përfshihet nga flakët, lëndohet një 9-vjeçar


Në Deçan të Kosovës, një shtëpi është përfshirë nga zjarri, ditën e shtunë më 26 dhjetor, dhe për pasojë ka pasur lëndime në trup një fëmijë  i moshës 9 vjeç.

I lënduari, ndihmën e parë e ka marrë në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, pastaj për një trajtim më të specializur është dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

Nga raportimet e policisë, shkak për zjarrin është bërë një ngrohëse elektrike, e cila ka bërë masë.

Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë qenë dhe forcat e zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin, si dhe përfaqësues të Shërbimit të Shpërndarjes së Energjisë në Kosovë (KEDS).

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë. /AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore