Përballje

Debutimi i kombëtares së Kosovës për femra përfundon me medalje të bronztë


Kombëtarja e Kosovës për femra ka mposhtur Maltën me rezultat 70:60 për të fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Ky ishte debutimi i kombëtares Kosovare për femra në garat ndërkombëtare, dhe ato e përfunduan turneun me medalje të bronztë.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat shumë të ngushtë, 37:39 në favor të Maltës.

Në çerekun e tretë, Malta mori një epërsi prej 10 pikësh, por kjo nuk i ndali vajzat dardane pasi ngushtuan rezultatin në fund të periodës së tretë.

Çereku i katërt ishte kryesori për skuadrën e Kosovës, pasi ata morën një epërsi prej 10 pikësh, ashtu si përfundoi edhe ndeshja.

Te Kosova u dalluan Era Shatri me 17 pikë e 15 kërcime, Saranda Daci me 14 pikë e 13 kërcime dhe Alexis Tolefree me 16 pikë.

Turneu i parë i kombëtares së Kosovës për femra, përfundoi mirë, pasi ato arritën medaljen e bronztë dhe do synojnë edhe më shumë në vitet në vijim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore