Shqipëria

Dëbora bllokon Aeroportin e Rinasit


Aeroporti “Nënë Tereza” i ka ndërprerë shërbimet e tij përgjatë gjithë mbrëmjes së djeshme (13 shkurt). Kjo për shkak të reshjeve të dendura të borës në pistën e avionëve.

Bëhet me dije se mëngjesin e 14 shkurtit çdo gjë i është rikthyer normalitetit. Autoritetet bëjnë me dije se fluturimet kanë rifilluar.

“Njoftojmë se kanë rifilluar fluturimet. Pasagjerët e fluturimeve të sotme janë të lutur të informohen se do të ketë vonesa gjatë ditës për shkak të motit të rënduar. Lidhuni me kompaninë ajrore për detaje të mëtejshme”, njofton Aeroporti i Rinasit.

Më tej sqarohet për të gjithë familjarët e pasagjerëve që presin njerëzit e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me linjën Air Albania nga Verona dhe Bolonja, që të dy fluturimet do të zbresin në Bari, për shkak të mosoperimit në pistë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore