Përballje

Deandre Ayton i jep fitoren Suns në përballjen me LA Clippers


Deandre Ayton me ngulitjen që fitoi ndeshjen

Ndeshja e dytë e finalës së Konferencës Perëndimore ishte me plot dramë.

Dueli mes La Clippers dhe Phoenix Suns përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, me epërsi minimale prej 103:104.

Tani më, Suns i prijnë serisë përballë Clippers me rezultat 2:0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar që nga fillimi i ndeshjes deri në posedimin e fundit.

Por, fituesit e ndeshjes ishin Suns pas një pasimi “alleyoop” nga Jae Crowder për Deandre Ayton i cili e nguliti mbi qendrën e LA Clippers, Ivica Zubac.

Clippers ishin afër fitores, por Paul George humbi dy gjuajtje të lira në momente vendimtare, e cila rezultoi me ngulitjen e Ayton.

Cameron Payne luajti një ndeshje brilante ku arriti më së shumti pikë nga të dy skuadrat.

Devin Booker ishte fantastik po ashtu, i cili shënoi pikë shumë të rëndësishmë në momentet vendimtare.

Mungesa e Kawhi Leonard po vërehët bindshëm te Clippers, ndërsa Suns po arrijnë fitoren edhe pa veteranin Chris Paul.

Më të dalluarit te Suns ishin Devin Booker me 20 pikë, Deandre Ayton me 24 pikë e 14 kërcime dhe Cameron Payne me 29 pikë e 9 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=F7B4SGybInU&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore