Sport

De Bruyne hyn në “top 10” asistuesit e historisë së Premier Ligës


Kevin De Bruyne po vazhdon të jetë në formë fantastike edhe në këtë sezon në Premier Ligën angleze, duke qenë një nga lojtarët kryesor te Manchester City.

Mesfushori 29-vjeçar asistoi për golin e parë të Manchester Cityt në fitorën kundër West Ham United e cila pëfundoi me rezultat 2:1.

Ky ishte asistimi i 77-të i belgut në Premier Ligë, i cili tani renditet në pozitën e dhjetë në listën e top asistuesve në histori të kampionatit anglez.

Me këtë asistim, De Bruyne e kaloi sulmuesin e Tottenham Teddy Sheringham, i cili ka gjithsej 76 asistime, dhe mbetet tre më pak se legjenda David Beckham.

Listës se top asistuesve më të mirë në historinë e Premier Ligës, i prinë ikona e Manchester United, Ryan Giggs me 162 asistime.

Asistuesit më të mirë në histori të Premier Ligës:

  1. Ryan Giggs – 162
  2. Cesc Fabregas – 111
  3. Wayne Roney – 103
  4. Franck Lampard – 102
  5. Denis Bergkamp – 94
  6. Steven Gerrard – 92
  7. David Silva – 90
  8. James Milner – 84
  9. David Beckham – 80
  10. Kevin De Bruyne – 77

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore