Sport

Davide Frattesi, ylli i radhës nga Sassuolo


Që kur u promovua në Serie A, gati një dekadë më pare, Sassuolo ka qenë një klub që ka nxjerrë me bollëk talente të reja dhe shpesh i ka dhënë përparësi lojtarëve italian.

Ndërsa luajtën për skuadrën nga rajoni i Emilia-Romagna, lojtarë si Domenico Berarde, Simone Zaza, Lorenzo Pellegrini, Manuel Locatelli, Giacomo Raspadori dhe Francesco Caputo ishin në gjendje të aktivizoheshin me Kombëtaren e Italisë.

Një tjetër lojtar që kërkon të ndjek hapat e tyre është mesfushori qëndror, 22-vjeçari Davide Fratessi. Pasi ka bërë 56 paraqitje me grupmoshat e Italisë, këtë sezon debutoi në Serie A dhe shpresa është që ai të arrijë kombëtaren A.

Frattesi fillimisht kishte ardhur nga sektori i të rinjëve të Lazio-s. Më pas do u bashkohej ekipeve zinxhire të Roma-s. Në dhjetor të 2015, ai do të bënte debutimin me kombëtaren U-17 të Italisë. Ndërsa në verën e 2017, u ble nga Sassuolo për shifrën e 5 milionë eurove.

Në sezonin 2017/18, Frattesi bëri debutimin me ekipin e parë të Sassuolo-s. Pikërisht në atë humbje 2-1 përballë Atalanta-s në Kupën e Italisë në dhjetorin e 2017. Më pas pjesën e mbetur të sezonit e kaloi te Primavera.

Me të rinjtë e Sassuolo-s ai arriti në atë kohë të shënonte katër gola dhe të dhuronte një asist në nëntë paraqitje. Performacë e cila e bëri trajnerin moshave të Italisë, Paolo Nicolato ta thërriste për Kampionatin Evropian U-19 në vitin 2018.

Me Nicolato-n në stol, Frattesi do të ishte i padiskutueshëm në formacion. Edhe pse ndeshjen e parë të turneut, atë përballë Finlandës, të fituar 1-0 nga italianët, ai e nisi nga stoli.

Ai shënoi në fitoren përballë Portugalisë, në ndeshjen e dytë në Grupin A. Por, luzitanët do të fitonin ndeshjen finale 4-3 në kohë shtesë, duke eleminuar Italinë.

Për sezonin e ri që do të niste 2018/19, u vendos që Frattesi të shkonte në huazim te Ascoli në Serie B. Skuadër e cila u rendit në vendin e 13 atë sezon. Ndërsa mesfushori arriti të kryente 32 paraqitje, ku dhuroi dy asiste.

Pas periudhës te Ascoli, Frattesi do të thirrej nga Italia U-20 për Kupën e Botës në vitin 2019. Nën udhëheqjen e, Alberico Evani-t, italianët e mbyllën turneun në vendin e tretë, duke u mundur në gjysmëfinale nga Ukraina 1-0.

Sidoqoftë, turneu ishte pozitiv për mesfushorin e Sassuolo-s. Ai bëri gjashtë paraqitje, duke shënuar dy gola. Gjithashtu, Frattesi ishte kapiteni i ekipit në ndeshjen e fundit ndaj Japonisë, e përfunduar 0-0.

Në sezonin 2019/20 ai do të kalonte përsëri në huazim. Edhe pse do të qëndronte në Serie B, Frattesi do të ndërronte ngjyrat e fanellës, pasi u huazua te Empoli. Ata përfunduan në vendin e shtatë atë sezon dhe për shkak të renditjes, barazimi 1-1 përballë Chievo Verona-s në play-off, nuk i dërgoi më tej.

Vlen për t’u theksuar fakti që edhe këtë herë, Frattesi kishte bërë një sezon pozitiv.

Ai u paraqit në 37 ndeshje të ligës, duke shënuar pesë gola dhe dhuroi katër asiste. Gjithashtu luajti për 52 minuta në ndeshjen e play-off përballë Chievo-s.

Në sezonin 2020/21, Sassuolo vendosi ta huazonte për herë të tretë mesfushorin e ri. Këtë here ai kaloi te Monza.

Skuadra e ish-presidenti të Milan-it, Silvio Berlusconi-t, që sapo ishte promovuar nga Serie C dhe kërkonte të ishte konkuruese për një biletë për Serie A sezonin e ardhshëm.

Monza atë sezon përfundoi e treta në Serie A. Ndërsa, Frattesi përmirësoi më shumë shënimin e golave. Në 37 paraqitje në ligë, ai shënoi tetë gola dhe dhuroi dy asiste.

Në play-off për t’u ngjitur në Serie A, Monza u përballë me Cittadella-n. Frattesi luajti në të dyja ndeshjet. Ata morën një humbje 3-0 në ndeshjen e parë dhe pavaresisht se fituan 2-0 në ndeshjen e dyte, ishte skuadra nga rajoni i Veneto-s që kalonte më tej.

Ndërkohë, Frattesi vijonte të përfaqësonte Italinë me të rinjtë. Ai luajti katër ndeshje në Kampionatin Evropian U-21 në 2021, duke dhuruar tre asiste. Ata shkuan deri në çerekfinale. Edhe këtë here ishte Portugalia “armiku” i Frattesi-t dhe Nicolato-s, pasi fitoi 5-3 në kohë shtesë.

Pas ndeshjes, mesfushori shpërtheu në lot dhe tha se “Lotët e mi janë ato të një djali që për pesë vite punoi për të arritur këtë event. Përderisa ishim 11 veta, ne dëshmuam se nuk jemi inferior ndaj Portugalisë. Ndosha ishim edhe më mirë”.

Në atë përballje, Italia mbeti me 10 lojtarë në fushë pas daljes me karton të kuq të qendërmbrojtësit, Matteo Lovato-s.

“Zhgënjimi mbetet por ka edhe pak lumturi sepse ky është një grup që ka bërë një rrugë të gjatë dhe që ka dhënë gjithçka. Ne nuk mund të fajsojmë veten për asgjë”, shtoi mesfushori.

22-vjeçari aktualisht numëron 10 paraqitje me U-21 e Italisë. Ai ka shënuar dy herë. Me të dy golat që erdhën në debutimin e tij me U-21 në një ndeshje miqësore përballë Moldavisë, në shtator të 2019.

Sezonin 2021/22 u vendos që Frattesi të qëndronte te Sassuolo. Roberto de Zerbi u lagua nga drejtimi i italianëve, për të marrë ukrainasit e Shakhtar Donetsk-ut. Në kyre të stolit erdhi, Alessio Dionisi. Ky i fundit kishte rikthyer Empoli-n në Serie A.

Sassuolo e nisi sezonin me një fitore 3-2 në transfertë përballë Hellas Verona-s dhe Frattesi, së bashku me Maxime Lopez-in impresionuan në mesfushë.

Ai luajti për 84 minuta në atë takim, bëri katër goditje dhe 44 pasime, nga të cilat 93.2% ishin të sakta. Është mjaft mbresëlënëse të shihet se si 22-vjeçari lëviz në fushë dhe tenton për të gjuajtur nga distanca.

Pasi fitoi përvoja të vlefshme te Ascoli, Empoli dhe Monza në Serie B, pa harruar dhe të rinjtë e kombëtares italiane, ai tashmë mund të jetë gati për në ekipin A të Italisë.

Frattesi ka arritur të luaje 21 nga 22 ndeshjet e këtij sezoni në Serie A me Sassuolo-n, duke pasur përqindje startuese, 91% të ndeshjeve. Katër gola dhe dy asiste mbajnë emrin e tij. Së fundmi është përfolur në mediat italiane se emri i tij është në radarët e Juventus-it dhe Inter-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore