Pajisje

Data e lansimit të iPhone 13


Megjithëse kanë kaluar vetëm disa muaj që kur iPhone 12 doli në shitje, Apple tashmë po shikon drejt iPhone 13. Kjo kompani tashmë po vë synimet e saj në smartphone-in e saj të ardhshëm, iPhone 13.

Ne po presim të shohim katër versione të reja: iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max, sipas analistit Ming-Chi Kuo. Por kur mund të presim që Apple të publikoj produktin e saj më të ri?

Apple ende nuk ka publikuar një datë specifike. Megjithatë, ne zakonisht mund të parashikojmë se kur Apple do të publikoj produktin e radhës por situata aktuale -pandemia e vitit 2020- ndryshoi të gjitha këto parashikime. Kuo parashikon se në 2021 do të shohim një rikthim të fuqishëm nga ky gjigand i teknologjisë.

Nëse kjo është e vërtetë, ne mund të presim iPhone 13 në shtator. Datat e publikimeve të reja vendosen zakonisht rreth një javë e gjysmë pasi Apple njofton publiken për pajisjet e rejshumea. Zakonisht, iPhone të rinj lëshohen të Premten, rreth javës së tretë të Shtatorit.

Disa vite më parë, CNET bëri një analizë të thellë në kronologjinë e ngjarjeve të kompanisë Apple. CNET doli me një hipotezë bindëse për ”Labor Day rule”. Bazuar në kalendarin 2021 dhe ”Labor Day rule” në  bazë të këtij rregulli Apple do të organizoj ngjarjen e saj dhe publikimin e iPhone 13 më 8 Shtator, me një datë të lëshimit në 17 Shtator.

Ne nuk do ta dimë nëse kjo është e vërtetë por nëse doni të planifikoni paraprakisht dhe të kurseni për një iPhone 13, supozimet e shumta janë rreth shtatorit, të paktën tani për tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore