Lajme

Dasmat e katërputroshëve me ceremoninë e bekimit në Filipine


Katërputroshët Michi dhe Mochi ishin mes 15 çifteve të tjerë që u martuan në një ceremoni me kafshë shtëpiake në Filipine.

Ceremonia u mbajt të dielën e 2 tetorit së bashku me një bekim të veçantë të kafshëve shtëpiake për të shënuar Ditën Botërore të Kafshëve.

Pronarët e tyre, Ianne De Guia dhe Bryan Largo, kanë treguar se Michi dhe Mochi, të veshur me një fustan dhe kostum për këtë rast, ishin në gjendje të festonin bashkimin e tyre pasi së fundmi patën këlyshë.

Çiftet e katërputroshëve u vendosën në një park pranë një qendre tregtare ku qindra kafshë, duke përfshirë mace, lepuj dhe derra, morën gjithashtu bekime në një ceremoni nga një prift që i spërkati me ujë të bekuar.

Kjo shënonte edhe ceremoninë e parë që nga pandemia për të shënuar Ditën Botërore të Kafshëve – e festuar në mbarë botën për të njohur të drejtat dhe mirëqenien e kafshëve – e cila është më 4 tetor.

“Arsyeja pse bekimet e kafshëve shtëpiake janë të rëndësishme për ne është për mbrojtjen e tyre, veçanërisht shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, dhe shpresojmë që ata të mos sëmuren”, ka thënë Paula Pacis.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore