Lajme

DASH “telefonon” – NSO Group “përgjigjet”


Të paktën nëntë iPhone të punonjësve të Departamentit Amerikan të Shtetit janë hakeruar nga një sulmues i paidentifikuar.

Burimet kryesore të mediave amerikane raportojnë se ndërhyrja është realizuar përmes spyware-t të kompanisë izraelite “NSO Group”.

Më herët, një listë e numrave me objektiva të mundshëm, duke përfshirë disa zyrtarë amerikanë, u shfaq në raportimin për kompaninë izraelite.

Agjencia e lajmeve “Reuters” nuk mundi të përcaktonte se kush i nisi sulmet e fundit kibernetike.

NSO Group tha në një deklaratë të enjten se nuk kishte asnjë indikacion se mjetet e tyre ishin përdorur.

Rrjeti amerikan CNBC News vëren se kompania anuloi adresat përkatëse më pas.

NSO ka thënë prej kohësh se i shet produktet e saj vetëm klientëve ligjzbatues dhe inteligjencës qeveritare.

Shtetet e Bashkuara e vendosën kompaninë në listën e zezë për dëmtim “të sigurisë dhe interesave kombëtare”.

Departamenti Amerikan i Tregtisë deklaronte gjatë muajit nëntor se firma izraelite cenonte sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Mjetet e spyware, sipas deklaratës së Departamentit, u përdorën për të shënjestruar zyrtarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave.

Grupi NSO është firma më e madhe e spiunazhit kibernetik në Izrael, me vlerë mbi 1 miliard dollarë.

Kompania është e specializuar në hakerimin e telefonave celularë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore