Sport

Darwin Nunez, nënshkrimi më i shtrenjtë i Liverpool: Detajet dhe shifrat e marrëveshjes


Foto: Pedro Fiuza/NurPhoto via Getty Images

Liverpooli e ka filluar fuqishëm merkaton e kësaj vere, duke transferuar të riun uruguaian.

Darwin Nunez, ylli i Benfica-s do të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Reds, me një tarifë totale prej mbi 100 milionë euro, përfshirë bonuset.

Të përditshmet sportive A Bola dhe Record në Portugali kanë zbërthyer çdo element të marrëveshjes që sulmuesi uruguaian do të nënshkruajë me Liverpool-in, duke shpjeguar se si do të kompensohet skuadra portugeze.

Liverpool fillimisht do të paguajë 75 milionë euro, shifër kjo që mund të rritet me variabla.

25 milionë euro të mbetura do të vijnë nga objektivat që po përmbushen.

Skuadra angleze do të paguajë pesë milionë euro kur Nunez të luajë 10 ndeshje dhe 10 milionë euro të tjera kur të arrijë në 60 ndeshje. Ai shënoi 34 gola në 41 ndeshje në sezonin 2021/22.

Foto: CARLOS COSTA /AFP via Getty Images

Arritjet individuale dhe kolektive të Darwin-it me Liverpool-in do të shpërblehen me 10 milionë shtesë sipas kushteve të marrëveshjes.

Sipas A Bola, kontrata e uruguaianit do të jetë për pesë sezone me një pagë prej 12 milionë euro bruto në sezon.

Tarifa e transferimit prej 100 milionë euro do të kalonte 85 milionë euro që Liverpool pagoi për mbrojtësin Virgil van Dijk kur ai mbërriti nga Southampton në vitin 2017.

Derisa të konfirmohet ardhja e Darwin-it, qendërmbrojtësi është blerja më e shtrenjtë e Reds.

Kjo e diel mund të jetë dita vendimtare për ardhjen e Darwin Nunez në Liverpool.

Sipas mediave portugeze dhe angleze, një marrëveshje përfundimtare për të sjellë sulmuesin e Benfica-s në Anfield mund të arrihet para të hënës.

Julian Ward, drejtori sportiv i Liverpool-it, udhëtoi për në Lisbonë të shtunën për të finalizuar marrëveshjen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore