Lojëra

Darkarta, mesazhe kundër racizmit


Loja më e fundit për aparatet telefonik, Darkarta, përçon mesazhe të forta kundër racizmit për lojtarët e saj.

Në Google Play thuhet se loja “ngre zërin kundër të keqes më mbizotëruese të të gjitha kohërave, racizmit”.

Loja sillet përreth një nëne e cila është në kërkim të vajzës së saj të cilën e kanë rrëmbyer në luginat e qytetërimit të harruar të Indus-ë.

Historia nis me ardhjen e Mary-së dhe vajzës së saj Sophia në ishujt e largët në kërkim të rrënjëve të humbura kohë më parë të familjes së saj.

“Ajo kurrë nuk e dinte historinë e së kaluarës së saj të errët deri në çastin kur mori një letër të çuditshme, misterioze”, shpjegojet në Google Play duke shtuar se pas këtij momenti jeta e Mary-së “shkatërrohet përgjithmonë”.

Loja vërtitet rreth peripecive jetë a vdekje që Mary duhet të kalojë në kërkim të vajzës së saj.

Bëhet me dije se loja është e frymëzuar nga mitologjitë e Indus-ë dhe folozofia e “rimishërimit”. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore