Jetesë & Stil

Danny Masterson rrezikon të vuaj 45 vjet burg


Pothuajse një vit pasi ai u akuzua fillimisht për pretendim të përdhunimit të tre grave, aktori i spektaklit “That 70’s Show”,  Danny Masterson është urdhëruar të dalë në gjyq dhe nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me 45 vjet burg.

Sipas revistës “Variety”, gjyqtarja Charlaine F. Olmedo ka vendosur se prokurorët siguruan prova të mjaftueshme në seancën paraprake që çështja të vazhdoj drejt gjykimit.

Të tre akuzuesit e yllit të “Ranch” dëshmuan duke dhënë detaje të krimeve të tij të pretenduara.

Sipas një gruaje, kur ajo u përpoq të rezistonte gjatë një sulmi në prill të vitit 2003 në një shtëpi të Masterson në Hollywood, aktori dyshohet se e kërcënoi atë me një armë duke e shtyrë të bëj seks pa dëshirën e saj.

Një grua tjetër përshkroi se ishte përdhunuar nga Masterson në fund të vitit 2003, ndërsa e treta tha se aktori e kishte përdhunuar atë në muajin nëntor të vitit 2001 gjatë marrëdhënies së tyre gjashtë-vjeçare.

Masterson ka mohuar pretendimet kundër tij dhe u deklarua i pafajshëm për akuzat, të cilat rezultuan nga një hetim shumëvjeçar nga Departamenti i Policisë në Los Angeles.

Ndërsa, sapo pretendimet e sulmit seksual dhe abuzimit u bënë publike, platforma “Netflix” hoqi Masterson nga projekti kinematografik “The Ranch” qysh në vitin 2017.

Ndërkohë, aktori gjithashtu përballet me një proces civil, i cili pretendon se Masterson dhe Kisha e “Scientology” filloi një fushatë ngacmimi kundër akuzuesve të tij si një mjet për t’i frikësuar ose ndëshkuar ata për shkuarjen në polici, duke përfshirë një incident në të cilin qeni i një akuzuesi dyshohej se ishte helmuar .

Në dhjetor, një gjykatës vendosi që katër prej akuzuesve të tij do të duhej të hynin në “arbitrazh fetar” me kishën e shkencave, pasi më parë kishin nënshkruar një marrëveshje për ta bërë këtë si anëtarë të fesë.

Masterson pritet të kthehet në gjyq për t’u gjykuar zyrtarisht me datën 7 qershor të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore