Bota

Danimarka ndërpret plotёsisht vaksinimin me AstraZeneca


Danimarka ka pushuar vaksinimin me vaksinën Oxford-AstraZeneca tё Covid 19 mes shqetësimeve tё rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut, duke u bёrё kёshtu vendi i parë evropian që e bën këtë plotësisht.

Masa pritet të vonojë me disa javё fushtёn e vaksinimit nё vend.

Mbikëqyrësi i barnave, Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi javёn e kaluar 1 rast tё lidhjes së mundshme me mpiksjen, por tha se rreziku i vdekjes së Covid-19 ishte shumë më i madh.

Disa vende evropiane më parë kishin pezulluar mё parё vaksinёn nё fjalё.

Shumica e rinisёn pёrsёri, por shpesh me kufizime.

Të martën, SHBA-ja, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian ndaluan vaksinën Johnson & Johnson për arsye të ngjashme tё mpiksjeve.

Afrika e Jugut gjithashtu ka ndaluar përdorimin, pavarësisht se Johnson & Johnson ishte vaksina e saj e preferuar për shkak të efektivitetit kundёr variantit tё saj.

Si për AstraZeneca-n ashtu edhe për Johnson & Johnson, efektet anësore të mpiksjes së gjakut janë jashtëzakonisht të rralla.

Përhapja e vaksinave të BE-sё është kritikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pёr ngadalёsinё dhe kjo vonesë e fundit mund t’a hedhë atë në trazira të mëtejshme.

Të dy vaksinat funksionojnë me një metodë të ngjashme, të njohur si vektorë adenoviralë.

Zyrtarët danezë thanë se të gjitha 2.4 milionё dozat e vaksinës AstraZeneca do të tërhiqen deri në një njoftim tjetër.

Në një deklaratë, Autoriteti Shëndetësor Danez tha se studimet kishin treguar një frekuencë të mpiksjes së gjakut mё tё lartё nga sa pritej.

Drejtori i Përgjithshëm Soren Brostrom tha, se kishte qenë një “vendim i vështirë” por Danimarka kishte vaksina të tjera në dispozicion dhe epidemia ishte aktualisht nën kontroll.

Sidoqoftë, autoriteti tha se nuk po përjashtonte mundёsinё e përdorimin tё saj përsëri në një kohë tjetër.

Pothuajse një milionё njerëz në Danimarkë janë vaksinuar, me rreth 150 mijё prej tyre me doza tё AstraZeneca.

Vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna janë gjithashtu në përdorim.

Nga ana tjetrё, Komisioni Evropian tha se Pfizer-BioNTech do të japë një shtesë prej 50 milionё dozash në BE në javët e ardhshme.

Presidentja e Komisionit Ursula von de Leyen gjithashtu tha se BE po diskutonte një marrëveshje të re me Pfizer-BioNTech.

Nё marrёveshje flitet pёrreth 1.8 miliardë doza tё parashikuara pёr t’u shpёrndarё në vitin 2022 dhe 2023 të gjitha tё prodhuara brenda BE.

 

 

Deri më tani 27 milionё njerëz në BE janë vaksinuar plotësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore