Kampionë

Daniele Scardina kampion Evropë në peshat e mesme


Daniele Scardina fiton titullin e supermediumit të BE-së. Ai mundi spanjollin Cesar Nunez me një nokaut teknik në raundin e tetë, duke e mbytur atë me një seri goditjesh spektakolare që filluan me tre grepa [hook] të djathtë në fytyrë.

Takimi u organizua në Allianz Cloud në Milano pas dyerve të mbyllura dhe u transmetua në 200 ‘territore televizive’ nga platforma transmetuese DAZN.

Nuk ishte një arritje e lehtë. Nunez kishte ardhur në Milano për të fituar dhe ai u përpoq që nga fillimi duke sulmuar Scardina-n, duke e goditur atë në çdo raund me grushta të sakta sidomos në kokë. Por ‘Mbreti Toretto’ (nofka e Daniele Scardina-s) gjithmonë ka reaguar duke treguar se di të mbajë dhe të mos frikësohet nga agresiviteti i spanjollit.

Me kalimin e kohës, trajneri Dino Spencer e nxiti Scardina-n të dyfishonte goditjen madje dhe të hidhte tre goditje radhazi. Scardina e dëgjoi atë dhe arriti ta vinte Nunez-in në telashe serioze.

Në raundin e tetë, italiani i Miami-t dha maksimumin dhe fitoi me meritë. Ai tani është kampioni i ri i peshave të mesme të Bashkimit Evropian dhe rekordi i tij është 19 fitore radhazi, nga të cilat 15 me nokaut dhe zero humbje.

“Pas një kohe të gjatë dhe një viti surreal dhe shumë të vështirë, u ktheva kundër një kundërshtari që donte të fitonte me çdo kusht dhe u përpoq” – komenti i Scardina për mikrofonët e DAZN – “Në fillim nuk isha i kthjellët, pas raundit të dytë dhe të tretë fillova ta marr ritmin dhe bëra atë që duhej të bëja për të fituar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore