Sport

Daniel Cormier dhe Khabib Nurmagomedov në Hall of Fame të UFC-së


Ish-kampionët, Daniel Cormier dhe Khabib Nurmagomedov iu bashkuan zyrtarisht Hall of Fame të UFC-së të enjten

Cormier dhe Nurmagomedov ishin të dy të pranishëm të enjten brenda T-Mobile Arena. 43-vjeçari, Cormier, është një ish-kampion i dy peshave në UFC.

Nurmagomedov, 33-vjeç, është ish-kampioni i peshave të lehta, i cili doli në pension pa asnjë humbje dhe 29 fitore.

Secili prej dy yjeve njoftoi tërheqjen e tij nga MMA në vitin 2020. Përveçse ishin dy nga luftëtarët më të mirë në botë, Cormier dhe Nurmagomedov u lidhën së bashku nga një miqësi komike që u bë e dashur për fansat e sportit.

Me origjinë nga Dagestani, Nurmagomedov zhvendosi shumicën e kampeve të tij stërvitore në UFC në Akademinë Amerikane të Kikboksit në San Jose, Kaliforni, ku ai stërviti së bashku me Cormier.

“Unë dhe Khabib shkojmë së bashku, është thjesht një natë e jashtëzakonshme”, tha Cormier. “Kjo do të thotë gjithçka për mua”, shtoi ai.

Një ish-mundës olimpik amerikan, Cormier (19-3), nga Lafayette, Luiziana, ishte përfshirë në një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e MMA me ish-kampionin e peshave të rënda, Jon Jones.

Edhe pse ai nuk arriti të mposhtte Jones në dy raste të ndara, në 2015 dhe 2017, Cormier u bë kampion në vitin 2015 dhe më vonë u bë kampion i UFC-së në peshën e rëndë në 2018.

Nurmagomedov (29-0) konsiderohet nga disa si luftëtari më i madh i të gjitha kohërave.

Ai ishte gjithashtu i përfshirë në një rivalitet masiv yllin e UFC-së, Conor McGregor.

Të dy luftuan në UFC 229 në tetor 2018. Nurmagomedov mposhti McGregor në raundin e katërt të atij meçi për titull.

Ai doli në pension në vitin 2020 menjëherë pas vdekjes së babait të tij, Abdulmanap, edhe pse ai ende konsiderohej të ishte në kulmin e karrierës së tij.

“Dhjetë vjet më parë, mendja ime ishte krejtësisht ndryshe”, tha Nurmagomedov. “‘Do të jem kampion, do të jem i pasur, do të blej gjithçka. Por dy vitet e fundit, gjithçka që ndodhi, mendja ime ndryshoi”.

Mënyra si mendoja ndryshoi. Babai im nuk është me mua dhe është shumë e vështirë për të qëndruar këtu dhe për të folur për të. Është shumë emocionuese për mua”, shtoi Khabib.

Përveç Cormier-it dhe Nurmagomedov-it, në Hall of Fame të UFC-së u inkuadruan edhe një përballje mes Cub Sëanson (28-12) dhe Dooho Choi (14-4) të vitit 2016.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore