Stil

Dalja e parë publike pas fejesës – shkëlqejnë Megan Fox dhe Machine Gun Kelly


Aktorja, Megan Fox dhe rep artisti, Machine Gun Kelly dukeshin të dashuruar e plot me stil gjatë paraqitjes së tyre të parë në tapetin e kuq si çift i fejuar.

Dyshja e ndezur ishin të gjithë të buzëqeshur ndërsa pozuan për foto së bashku në shfaqjen e modës të Dolce & Gabbana për meshkuj në Milano të Italisë.

Machine Gun Kelly, i cili i propozoi Fox-it në Ritz-Carlton në Puerto Riko në fillim të këtij muaji, kishte veshur një kostum të zi të zbukuruar me diamant dhe një jakë të ngjashme.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly.

Artisti i “Bloody Valentine”, 31 vjeç, e kompletoi pamjen me çizme me shkëlqim, doreza të ngjashme, vathë argjendi dhe unaza të shumta buzësh.

Fox, 35 vjeçe, dukej po aq glam, duke kthyer kokat në një ansambël të frymëzuar nga të brendshmet, me një trup me dantella, pantallona lëkure të zeza me detaje të lidhura me lidhëse dhe një rrip të veshur me diamant që i përshtatej të fejuarit të saj.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly.

Më vonë gjatë natës, Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, hapi shfaqjen e Dolce & Gabbana me një performancë muzikore, përpara se të ecte vetë në pistë me një kostum të mbështjellë me perla me detaje të thurura.

Më herët gjatë ditës, çifti u panë në Milano, duke shëtitur dhe eksploruar qytetin, teksa edhe aty nuk munguan veshjet plot stil brenda të thjeshtës.

Dalja e tyre erdhi pasi që disa ditë më parë, Fox shpërndarë një video të fejesës në Instagram, e cila ka ndodhur më 11 janar dhe ka reflektuar për lidhjen e tyre.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly.

“Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kishin ecur së bashku nëpër ferr dhe duke qeshur më shumë se sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të”, ka shkruar ajo.

“Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë ‘Po’”, ka shkruar Megan.

Marrëdhënia e çiftit ka qenë ajo që mund ta quani të ndezur nga pasioni. Deklaratat e tyre publike të dashurisë dhe shfaqja e lidhjes në publik, e kanë bërë çiftin e preferuar të fansave të botës rozë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore