Kosova

Daka: Janë verifikuar tetë mijë aplikues


Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, deklaroi të hënën se  deri më, tani janë verifikuar tetë mijë aplikues, që do të regjistrohen si votues jashtë Kosovës.

Më heret KQZ-ja ka vendosur në dispozion 25 linja telefonike. Ku me anë të thirrjes nëpërmjet telefonit, do të verifikohen këto aplikues.

Këtë deklaratë, Daka e bëri para mediave, pasi vizitoi qendrën e thirrjeve, ku po verifikohen aplikuesit.

“Ne do t’i thërrasim votuesit jashtë vendit derisa të lajmërohen sepse i gjithë fokusi është në telefonata”.

Për më tepër ajo shtoi, se kritikat lidhur me procesin e verifikimit të aplikuesve, i sheh si formë dashakeqëse. Pasi, sipas saj, ky është një proces i komplikuar, që duhet të kryhet nga KQZ-ja, dhe po kritikohet në mënyrë të padrejtë.

“Ne jemi duke harxhuar shumë të mëdha parash që t’ua mundësojmë qytetarëve të votojnë”. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore