Sport

Daja: Ishte një paraqitje shumë e mirë e Ballkanit, Slavia kundërshtar i fortë


Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, foli në konferencën për media pas ndeshjes që ekipi i tij u mposht nga Slavia Praga me rezultat minimal 0:1, humbje kjo që i solli edhe eliminimin nga Liga e Konferencës ekipit kosovar.

Daja i përgëzoi djemtë e tij për paraqitjet në këtë ndeshje, derisa tha se Slavia është një kundërshtar shumë i fortë.

“Ekipi i Slavia Pragës është një ekip shumë i fortë, paraqitja ishte e mirë e djemve. Kemi pësuar disa dëmtime”, tha Daja.

“Merita ju shkon djemve për paraqitjet e bukura. Përballë kishim një ekip të fortë, orari është i ngjeshur dhe nuk është e lehtë, shtoi trajneri i Ballkanit.

“Diferenca në vlerë të skuadrave është e lartë, por sakrifica e tyre bëri që këta djem të përballojnë këto duele”, tha Daja.

Me këtë intensitet duhet të them që të gjithë klubet në Kosovë në “transfermarkt” vlejnë 25 milionë euro, ndërsa Slavia Prague vlen rreth 50 milionë euro, pra dyfishi. Pra kishim një kundërshtar shumë të fortë përballë.”

Daja në fund tha se ia kanë kthyer me të mirë tifozëve që e përkrahën Ballkanin në këto ndeshje në Ligën e Konferencës.

“Të gjithë sportdashësve kosovar ia kemi kthyer mbështetjen, pasi jemi ekipi i vetëm deri tani që Slavia Prague i kemi shënuar dy gola. Deri këtu mendoj që ka qenë një paraqitje e mrekullueshme”, tha mes tjerash Ilir Daja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore