Jetesë & Stil

Daily Mail përshkruan fotografinë e gjyshërve të Rita Orës dhe Dua Lipës


Gjyshërit e Rita Ora dhe Dua Lipa shihen në një fotografi së bashku duke shijuar një pije në Kosovë në vitet 1960, shkruan DailyMail, transmeton Albanian Post.

Në fotografinë e postuar nga babai i Duas, Dukagjin Lipa, shihen gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu, një regjisor filmi e teatri, dhe krah tij, gjyshi i Duas, Seit Lita, një historian dhe intelektual, të cilët janë të ulur së bashku.

“Babai im, Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipa dhe Rita Ora duke pirë një pije në qytetin  Pejës gjatë vitit 1960”, ka shkruar Dukagjin Lipa në mbishkrimin e fotos të publikuar në Instagram.

Yjet e pop-it, Rita Ora dhe Dua Lipa, janë të dyja me origjinë shqiptare dhe fansat mbetën të kënaqur duke parë lidhjen e gjyshërve, madje duke bërë krahasime mes tyre, u mahnitën me ngjashmëritë që këngëtaret kanë me gjyshërit e tyre.

Gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu i cili vdiq në vitin 2005, ishte shumë i respektuar në fushën e tij, dhe në vitin 2018, Ministria e Kulturës e Kosovës e nderoi atë, pas vdekjes me një çmim për arritjet e jetës për kinematografi. Atë vit, një rrugë në qytetin e Prishtinës u emërua pas tij.

Gjyshi i Duas, Seit Lipa ndërroi jetë në vitin 1999 dhe ishte i njohur në fushën e tij, duke vepruar si udhëheqës i Institutit Kosovar të Historisë mes viteve 1990 dhe 1995.

Rita me nënën e saj, Vera Ora.

Këngëtarja, Rita Ora, lindi në Prishtinë, nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera, është një psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është një pronar pubi, i cili ka studiuar ekonomi.

Këngëtarja u emërua Rita sipas aktores së preferuar të Besimit, Rita Hayworth.

Dua Lipa me prindërit e saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa.

Ndërsa, Dua ka lindur në Londër dhe është fëmija i madh, nga ana e nënës së saj, ajo është me origjinë boshnjake.

Vlen të përmendim se të dyja këngëtaret kanë krijuar emrin e tyre në industrinë muzikore, duke thyer mjaftë rekorde botërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore