Jetesë & Stil

Dafina Zeqiri vjen në bashkëpunim të ri me Mc Kresha


Çdo këngë e lançuar nga Dafina Zeqiri këto muajt e fundit është kthyer padyshim në një superhit.

Ashtu siç ndodhi me bashkëpunimin e saj “Pa ty” së bashku me Cricket dhe Muma, ashtu është dhe me këngën e saj më të fundit, një bashkëpunim me Lyrical Son “Llafe llafe”, ku na shoqëron kudo që ndodhemi.

Por nuk mbetet me kaq sepse në albumin e saj, “Dafinë Moj”, Dafi do të ketë dhe shumë duete të tjerë me artistët tuaj më të preferuar.

Ku njëri prej tyre është i talentuari MC Kresha. Një bashkëpunim të cilin mezor presim ta dëgjojmë e shohim.

Këtë lajm e ka dhënë vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku shfaqet Lyrical Son dhe Mc Kresha ndërkohë që këndohej “Llafe llafe” dhe në video shkruan, “Së shpejti… Dafina ft Mc Kresha”.

Gjatë kësaj jave, Zeqiri ka publikuar dhe emrat e disa artistëve të tjerë që do të jenë pjesë e albumit të saj, ku përfshihet dhe reperi kosovar Buta.

Ku gjithashtu me anë të InstaStory ajo ka shfaqur dy vidio ku dëgjohet kënga e reperit në sfond teksa e ka etiketuar dhe hashtag-un e përdorur #DafinëMoj.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore