Muzikë

Dafina Zeqiri, së shpejti me pjesë të dytë të këngës “Vuj vuj vuj”


Kënga “Vuj vuj vuj” nga Dafina Zeqiri ka qenë dhe mbetet një nga hitet më të mëdha në repertuarin e saj të pasur muzikor, e cila do të pasohet me një projekt që do ta prezantoj pjesën e dytë të kësaj kënge.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Dafina, teksa ka postuar një video në një liqe, ku shihet bashkë me grupin e saj menaxhues duke bërë xhiro me varkë.

“Mirëmëngjesi sapo përfunduam projektin e radhës. “Vuj Vuj Vuj” 2 po vjen”, mbishkroi Dafina, në videon e publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it.

Kënga “Vuj vuj vuj”, e cila ishte publikuar pranë festave të fund vitit, në dhjetorin e vitit 2019, numëron mbi 20 milionë klikime në YouTube.

Muaj më parë, Zeqiri, lansoi edhe edhe versionin remix të këngës, të cilën e vizuelizoi me video klip.

Ndryshe, projekti i fundit i publikuar nga artistja, Dafina Zeqiri, ishte kënga “Duro”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore