Lajme

Daçiç: Vuçiç është kandidati ynë i përbashkët për president të Serbisë


Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, dhe presidenti i Partisë Progresive Serbe, Aleksandër Vuçiç

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, deklaroi se partia do të mbështesë presidentin e Partisë Progresive Serbe, Aleksandër Vuçiç, si kandidat të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe se tani “çështja qendrore “është nëse do të kenë një listë të përbashkët për zgjedhjet e tjera.

“Vuçiç, si kandidat i përbashkët, është sinonim i politikës dhe qëllimeve të përbashkëta”, tha Daçiç për TV Prva, duke deklaruar se pyetja më aktuale tani është nëse socialistët dhe progresistët do të “shkojnë në një apo dy lista”.

Siç tha ai, përgjigja do të varet nga mënyra se si do të funksionojë opozita dhe si do të reagojnë votuesit e SPS dhe SNS nëse është më mirë të ketë një listë – si në aspektin teknik dhe organizativ, ashtu edhe në mbledhjen e votave, apo lista të veçanta.

“Mendimi im është se nuk duhet të derdhemi nga ajo shporta e përbashkët në të cilën janë të gjitha vezët në një vend”.

Duke komentuar deklaratën e fundit të anëtares së kryesisë së SNS-së, Zorana Mihajloviç, se nuk është për listë të përbashkët me SPS-në dhe se kjo parti nuk ka politikë por vetëm “mbështetet te Vuçiç”, ai tha se nuk mundet edhe varuni në shpinë të Vuçiçit nëse do të donte, sepse të gjithë ata që mbërritën e kanë bërë tashmë këtë.”

“Ata nuk do t’i shihnin as ato kolltuqe në të cilat ishin, nëse do të vraponin me emrin e tyre”, pohoi Daçiç, duke shtuar se nuk donte të diskutonte me Mihajloviç.

Daçiç ka ripërsëritur se zgjedhjet duhet të mbahen më 3 prill, duke thënë se Kuvendi i Serbisë do të ketë “mandat të shkurtuar”, përkatësisht do të shpërndahet në mes të shkurtit.

Sipas tij, referendumi për ndryshimet kushtetuese duhet të mbahet më 16 janar dhe sipas vlerësimit të tij, nuk ka dyshim se paraprakisht do të mbështeten në Kuvendin e Serbisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore