Lajme

Daçiç: Qeveria s’mund ta tërheqë Ligjin për Shpronësim


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, në fund të seancës së Kuvendit të Serbisë, të mekurën ka deklaruar se Qeveria e Serbisë nuk mund ta tërheqë Ligjin për Shpronësim që është miratuar nga Kuvendi, shkruan Danas.

“Sa i përket lajmit se Qeveria ka tërhequr Ligjin për Shpronësim, më duhet t’ju kujtoj se Qeveria nuk mund ta tërheqë Ligjin e miratuar nga Kuvendi”, tha Daçiç.

“Jemi në pritje të vendimit të presidentit të Serbisë se a do ta nënshkruajë Ligjin apo jo dhe kjo është një procedurë e qartë kushtetuese”.

Ndryshe Qeveria e Serbisë, ka vendosur për tërheqjen e Ligjit për Shpronësim dhe atij për Referendum.

Ky vendim i ekzekutivit serb mor në mbledhjen e së mërkurës dhe ligjet janë rikthyer në Kuvend, pasi mijëra protestues vërshuan rrugët anembanë Serbisë për të shprehur zemërimin ndaj dy ligjeve të adaptuara në Kuvend, për të cilët, ambientalistët thonë se do t’u hap rrugën kompanive të huaja të eksploatojnë resurset natyrore të Serbisë.

Protesta në Serbi

“Qeveria do të analizojë nëse janë të nevojshme ndryshime në Ligjin për Shpronësim dhe nëse konstatohet se Ligji duhet të ndryshohet, këtë do ta bëjë me një debat të gjerë publik ku do të përfshihen publiku profesional, shoqatat profesionale, përfaqësuesit e bizneseve dhe shoqëria civile”, thuhet në një deklaratë të Qeverisë së Serbisë.

Dy ligjet e adaptuara, përkasisht Ligjit për Shpronësim dhe Ligjit për Referendum, që kanë qenë lajtmotiv i protestës në Serbi, konsiderohen të jenë ligje që do t’ua bëjnë tejet të lehtë shtetit që të përvetësojë pronë private, si dhe njerëzve që të protestojnë kundër projekteve ndotëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore