Lajme

Daçiç: Përfaqësuesit e Kosovës thanë se Serbia është kërcenim për paqen – kjo s’është e vërtet


Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, pas takimit në Bruksel të ministrave të bllokut, ku në Këshillin e Punëve të Jashtme u diskutua për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, pretendon se “përfaqësuesit e Kosovës kanë treguar sjellje ekstremiste”.

“Ata folën për Serbinë që është një kërcënim për paqen dhe stabilitetin, se ne jemi një faktor përçarës dhe ata janë një faktor paqeje dhe stabiliteti, gjë që nuk është vërtet”, u tha Daçiç gazetarëve në Bruksel, raporton Euro News Serbia.

Daçiç shtoi se nuk ka pasur presion ndaj Serbisë në drekën e shefave të diplomacisë së Ballkanit Perëndimor, por se qëndrimi fillestar i Bashkimit Evropian është se Serbia duhet të harmonizojë politikën e jashtme me politikën e BE-së.

“Kam thënë që duhet të jenë të drejtë me Serbinë. Serbia votoi për të gjitha rezolutat që dënojnë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës”.

Ndërsa shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi Serbinë se aspiratat e saj euroatlantike nuk përkojnë me raportet që Beogradi ka me Rusinë.

“Ne mirëpresim zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa prej tyre [shteteve të Ballkanit Perëndimor] që janë plotësisht në përputhje me sanksionet [kundër Rusisë]. Ne gjithashtu u theksuam atyre që nuk janë rreshtuar ende, ose nuk janë rreshtuar fare”, tha Borrell.

“Këtu veçanërisht do të theksoja Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëshme për interesin kombëtar të Serbisë”.

Ndyshe, Serbia është shteti i vetëm në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke mos ndjekur shembullin e Brukselit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore