Lajme

Daçiç për Qeverinë e Kosovës: “Këta as që e dinë kush i ka njohur, as kush ua ka tërhequr njohjen”


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, komentoi mbi deklaratat e Kryeministrit të Kosovës. Albin Kurtit, i cili të hënën në Vjenë tha se Austria duhet ta ndihmojë Kosovës në raport me pesë shtetit mos-njohëse të Kosovës brenda Bashkimit Evropian.

Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë tha se “Kurti është i huaj” për këto punë.

“Ne mbetemi në negociata, në dialog, gjithmonë kemi zgjidhje gati. Por jam i sigurt se në këtë moment, këta njerëz të Prishtinës as që e dinë kush i ka njohur dhe kush ua ka tërhequr njohjen”, ka thënë Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç.

“Kështu siç qëndrojnë gjërat, askush, madje as Shqipëria nuk beson në qëllimet e tyre, inteligjencën, dhe dëshirën për paqe në përgjithësi”, ka thënë ai.

“Ka konflikte te vazhdueshme”, konsideron Daçiç.

“Sulmohet Edi Rama për shkak të marrëdhënieve me Vuçiçin, për shkak të Open Balkan”.

Ndërsa konsideron edhe se “më shumë vende në botë përkrahin pozicionin e Serbisë se sa të pavarësisë së vetë-shpallur të Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore