Lajme

Daçiç nuk kandidon për President të Serbisë – “Nuk ia rrezikoj fitoren Vuçiçit”


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç

Kryetari i Partisë Socialiste, Ivica Daçiç, bëri të ditur se nuk do të kandidojë pëz president në Zgjedhjet Presidenciale të 3 prillit në Serbi, sepse siç tha “nuk dua t’ia rrezikoj fitoren Aleksandër Vuçiçit qysh në raundin e parë”.

“Ne kemi bashkëpunuar për 10 vite dhe nuk dua që kjo të interpretohet që unë jam në anën e atyre që duan ta përmbysin [Aleksandër Vuçiçin]. Ne po synojmë fitore në raundin e parë”, ka thënë ai në Tv Pink.

Daçiç tha se ende nuk është marrë vendimi se a shkon partia e tij në koalicion me Partinë Përparimtare Serbe apo e vetme, por se një vendim i tillë do të mirret pas sondazheve të opinionin publik më 1 shkurt.

Ai tha se partia e tij mbështet Aleksandër Vuçiçin edhe për një mandat të dytë nëse garon, sepse përndryshe do të kishin kandidatin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore