Lajme

Daçiç nuk beson se Referendumi i 16 janarit do të mbahet në Kosovë


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se “nuk është optimist” rreth mundësisë së mbajtjes të Referendumit të 16 janarit për ndryshime kushtetuese të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Mos-lejimi i Referendumit brenda Kosovës, Daçiç ka deklaruar se “është vetëm një tregues tjetër i rolit të Prishtinës në pengimin e çfarëdo dialogu”.

Ai për telivizionin serb Prva tha se Referendumi është “test” i rëndësishëm për Serbinë.

Referendumi i 16 janarit për Ndryshime të Kushtetutës në Serbi, i cili ka të bëjë me reformat në drejtësi, është lajmëruar se nuk do të lejohet të ushtrohet në Kosovë, por vetëm në votim përmes postës ose zyrës ndërlidhëse të Sebrisë në Kosovë.

Të premten mbrëma, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare, u ndaluan dy kamionë që përmbanin material zgjedhor për referendumit, të cilat lajmërohet se janë ndaluar nga autoritetet policore të Kosovës dhe po mbahen në kufi.

Qeveria e Kosovës, së bashku me Kuvendin dhe Presidencën, kanë dalur me një deklaratë të përbashkët dhe unfikuese rreth moslejimit të Referendumit të Sebrisë në Kosovë, duke qenë se një gë e tillë është anti-kushtetuese dhe e shkel sovranitetin e vendit.

Edhe opozita kosovare ka qëndruar në linjë me ekzekutivin për çështjen e Referendumit të Serbisë.

Ndërsa shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Kosovës që të lejohet të mbahet ky votim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore