Shqipëria

Dёborё nё Kukёs, disa zona pa energji elektrike


Nga reshjet e dёborёs ёshtё mbuluar qarku i Kukёsit orёt e para tё ditёs sё sotme.

Zonat e prekura janё Tropoja, Kuben Vasije, Qafё Mali Fierzё dhe Fushё Arrёz-Kalimash. Po ashtu nё zonat e Bushtricës në Kukës, Tropoja e vjetër, Lekbibaj dhe Llugaj në Bashkinë Tropojë dhe fshati Zarisht në Has ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, ndërsa lartësia e borës në Valbonë është 50 cm, Shishtavec 10 cm, Qafë-Shllak 30 cm dhe Qafë Prush 20 cm.

Rrugët rurale janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore