Përballje

Curry dhe Lillard i japin fitore të rëndësishme skuadrave të tyre


Stephen Curry në ndeshjen përballë OKC

Ndeshjet në NBA ishin fantastike ku Golden State Warriors morrën edhe një fitore përballë Oklahoma City Thunder me rezultat dominant 97:135.

Dominimi ishte i dukshëm që nga fillimi ku Warriors patën një epërsi shumë të lartë prej 25 pikësh në pjesën e parë.

Stephen Curry ishte “ylli” i kësaj ndeshje i cili kishte një performancë fantastike ku shënoi 49 pikë në vetëm tre çerekë.

Më të dalluarit të GSË ishin Stephen Curry me 49 pikë, Andrew Wiggins me 18 pikë dhe Draymond Green me 15 pikë e 13 asistime.

Kurse, më të mirët te OKC ishin Svi Mykhailiuk me 17 pikë dhe Luguentz Dort me 16 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=4DfnICffbPE&ab_channel=MLGHighlights

Në një ndeshje shumë të rëndësishme mes San Antonio Spurs dhe Portland Trail Blazers fituan këta të fundit me rezultat 102:124.

Blazers fituan këtë ndeshje shumë të nevojshme për garën e “playoff”,të cilët ndodhen në pozitën e gjashtë me dy fitore më shumë se Los Angeles Lakers.

San Antonio Spurs po kalojnë një kohë shumë të vështirë ku do përballen me skuadra problematike në ndeshjet në vijim dhe humbjet do e rrezikojnë pjesëmarrjen e tyre në “play-in”.

Më të dalluarit te Blazers ishin Damian Lillard me 30 pikë e 8 asistime, CJ McCollum me 27 pikë dhe Norman Powell me 18 pikë.

Ndërsa, më të mirët te Spurs ishin DeMar DeRozan me 20 pikë dhe Loonnie Walker IV me 18 pikë e 8 asistime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore