Pajisje

Ç’thotë Google për Asus?


A e dini se cilat janë pyetjet më të shpeshta që bëjnë njerëzit në Google në lidhje me gjigandin e teknologjisë Asus? Ne kemi vendosur fjalët kyçe ‘Asus është’ në shiritin kërkues të Google prej nga koleksionuam pyetjet. Ky artikull përmban të gjitha përgjigjet e pyetjeve më të kërkuara lidhur me këtë kompani.

A është Asus një kompani e mirë?

Padyshim, Asus është një nga kompanitë më të mira kur bëhet fjalë për teknologji. Për shkak se Asus ofron një besueshmëri të madhe, laptopët Asus kanë kosto të përballueshëm dhe gjithashtu ofron një mbështetje të jashtëzakonshme.

A është Asus një laptop i mirë?

Asus u tregua i fortë në betejën kundër të tjerëve. Risitë mbresëlënëse të Asus (laptopët e tyre me ekrana të dyfishtë) me çmim të volitshëm e mbajnë këtë prodhues të laptopëve në listën e top 10-shëns. Laptopët e kompanisë Asus janë të njohur për inovacionin e tyre.

A është Asus i mirë për lojëra?

Po laptopët Asus janë të mirë për lojëra. ”Asus TUF gaming laptop”: Ky laptop përmban procesorin AMD Ryzen R5–3550H, grafika NVIDIA, 8 GB RAM, 512 GB SSD hapësirë ​​ruajtëse dhe ekrani 15,6-inch FHD.

A është Asus kompani kineze?

Jo, Asus nuk është një kompani kineze. Asus është i njohur zyrtarisht si AsusTek Computer Inc, dhe është kompani “multi-national”. Kompania u themelua në Taipei, Taiwan me 2 Prill 1989, fjala Asus simbolizon mençurinë dhe diturinë e cila ka prejardhjen nga mitologjia Greke.

A është Asus VivoBook S15 i mirë?

Me pak fjalë, Asus VivoBook S15 është një nga laptopët më të mirë që është testuar muajt e fundit. Ky është një kompjuter portativ jashtëzakonisht i aftë, i cili është po aq mbresëlënës sa MacBook Pro 16-inch, por ky është më i vogël dhe më i lehtë.

A është Asus VivoBook S15 i mirë për lojëra?

Asus VivoBook S15 është kombinimi perfekt i bukurisë dhe performancës. ASUS VivoBook 15 funksionon si rezultat i procesorit “8th Generation Intel Core i7”, me deri 16GB DDR4 RAM dhe NVIDIA GeForce MX150 për pamje të qetë dhe një përvojë të shkëlqyer.

Sistemi operative brenda është Windows?

Pajisjet Asus funksionojnë me Windows 10. Secili prej këtyre sistemeve operative ka veçoritë e tyre unike. Nëse preferoni ekskluzivisht një sistem operativ mbi tjetrin, kërkoni një PC modern Windows 10 ose MacBook Air, në varësi të preferencave tuaja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore