Shëndet

Çrregullim i stresit post-traumatik ndihmon të shmangim rrezikun


Të gjithë  njerëzit kanë përvoja shqetësuese. Sidoqoftë, ka raste kur këto përvoja janë më shumë sesa aq dhe ndoshta të dëmshme. Ekziston një ndryshim midis ngjarjeve që janë përkohësisht shqetësuese dhe atyre që janë traumatike.

Këto ngjarjet e çojnë trurin tonë në një përgjigje mbrojtëse. Kjo përgjigje na ndihmon të zbulojmë, shmangim dhe mbrohemi nga rreziku.

PTSD është një çrregullim që mund të zhvillohet te disa njerëz pasi pësojnë një traumë.

Sipas Qendrës Kombëtare për PTSD rreth 60% e burrave dhe 50% e grave përjetojnë një ngjarje traumatike në një moment të jetës së tyre.

Disa faktorë që mund të ndikojnë në zhvillimin e PTSD përfshijnë:
  • Ndjenja e tmerrit, pafuqisë dhe frikës ekstreme pas një ngjarje traumatike
  • Mbështetje e pakët sociale
  • Ballafaqimi me stresin
  • Të kesh një gjendje të mëparshme të shëndetit mendor ose përdorimit të substancave, si depresioni ose ankthi

Fatkeqsisht për disa, truri bllokohet dhe ata zhvillojnë çrregullim të stresit post-traumatik. Dhe PTSD dhemb. Vuajtjet janë të forta pasi ngjarjet e padëmshme mund të nxisin njerëzit që të ri-përjetojnë traumën po aq intensivisht sa herën e parë. Edhe më keq, përvoja e përditshme e njerëzve me PTSD është aq e rëndë, sa ata mund të ndihen të izoluar.

Përgjigja e stresit post-traumatik i ndihmon njerëzit të përshtaten në mjedise të rrezikshme dhe t’iu mbijetojnë atyre. Kjo i bën ata të jenë më të kujdesshëm në gjithçka ndodh rreth tyre./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore