Sport

Cristiano Ronaldo synon një rekord tjetër në Champions League


Portugezi Cristiano Ronaldo është i njohur si individi që ka thyer dhe mbanë shumë nga rekordet më të mëdha në futboll.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Real Madrid-it dhe Portugalisë.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Champions League.

Në këtë kompeticion, Cristiano Ronaldo mbanë çdo rekord individual të mundshëm.

Disa nga ato që vlejnë të ceken janë:

-Më së shumti tre golësha në histori të kompeticionit.

-Më së shumti finale të Championsit ku ka shënuar gol.

-Më së shumti gola në fazën e grupeve.

-Më së shumti gola në fazën me eliminim.

Ronaldo synon një rekord tjetër në Champions, dhe ajo është të bëhet futbollisti i Juventus me më së shumti gola në fazën me eliminim.

Këtë rekord e mbanë Alessandro Del Pierro, me nëntë gola.

Ronaldo ka shtatë gola në fazën me eliminim me zonjën e vjetër.

Mbrëmjen e së mërkurës, Juventus udhëton në Portugali për t’u përballur me Porto-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore