Futboll

Cristiano Ronaldo me 770…kriptomonedha


Cristiano Ronaldo është shpërblyer me 770 monedha bitcoin-i nga klubi Juventus-it. Ky fakt e bën futbollistin e parë në histori të shpërblehet me kriptovalutë [valutë elektronike]. Pse pikërisht 770? – Sepse me Juventus-in Ronaldo shënoi golin e tij të 770, rekord kurrë më parë i arritur në historinë e futbollit.

Aktualisht 24 klube po përdorin kriptovalutat, të cilat janë përfshirë ndjeshëm në tregun e futbollit.

Ndër to është Barcelona, Atletico Madrid, PSG (Paris Saint-Germain), gjithashtu dhe Manchester City, i cili është klubi më i ri që ka filluar t’i përdori.

Veç festës personale të Ronaldo-s, Juventus doli mjaft i hidhëruar nga ndeshja e mbrëmjes së ditës së diel [21 mars] kundër Benevento-s, e cila përfundoi 0 – 1.

Protagonisti i golit për Benevento-n ishte sulmuesi argjentinas Adolfo Giach-i ndërkohë që mund të thueht se u kthye në një antagonist të vërtetë për Juve-n

Benevento shënjon humbjen e katërt të Juve-s këtë sezon të Serie A-së dhe e lë në vend të tretë të klasifikimit me 55 pikë – katër pikë larg Milan-it [vendi i dytë] dhe 10 pikë larg Inter-it [vendi i parë].

Juve ka fituar nëntë tituj kampionati resht. Sa e mundur është të fitojnë një të dhjetë?

Trajneri Bardhezi i Zonjës së Vjetër Andrea Pirlo, tregon optimizëm dhe nxit tifozërinë të mos humbasin besim:

“Duhet të vazhdojmë të besojmë dhe të vazhdojmë udhëtimin në rrugën tonë. Siç kam thënë edhe më parë: objektivi nuk ka ndryshuar, por na duhet një mendësi krejt tjetër për ta arritur. Ne veshim një fanellë me shumë rëndësi dhe është detyra jonë ta nderojmë çdoherë”, tha Pirlo për Sky Sports Italia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore