Futboll

Cristiano Ronaldo drejt largimit nga Juve në fund të sezonit


Qëndron apo largohet?

Dyshimet në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s tek Juve vazhdojnë të ndikojnë. Të paktën për bastexhinjtë. Analistët e Sisal Matchpoint tashmë e kuotojnë lamtumirën e kampionit portugez këtë verë me 1.65. Një kuotim shumë më i ulët se largimi është oferta e qëndrimit në Torino – 2.10.

Kontrata e portugezit prej 31 milionësh [euro] në sezon do të skadojë më 30 qershor 2022. Juve dhe Pirlo besojnë fort në golat e tij për të ndjekur Inter-in dhe Conte-n në kampionat dhe për të përmbysur nokautin me Porto-n në Champions. Shumë mund të varet nga rezultatet e arritura nga ekipi në fund të sezonit. Por ajo që lidhet me zgjatjen e kontratës me CR7 nuk është dhimbja e vetme e kokës. Ekziston për t’u zgjidhur edhe çështja Dybala, e cila gjithashtu do të skadojë në 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore