Sport

Cristiano Ronaldo arrin tjetër rekord historik


Cristiano Ronaldo ka arritur një rekord të pakapshëm ndonjëherë, duke u bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon më shumë se 100 gola me tre klube të ndryshme dhe me kombëtaren e tij.

Me golin e realizuar ndaj Sassuols në kuadër të javës së 36-të në Serie A, Ronaldo e ka arritur kuotën e 100 golave me fanellën e Juventusit në të gjitha garat.

Më shumë se 100 gola, Ronaldo kishte shënuar edhe me fanellën e Real Madridit.

Portugezi kishte shënuar 450 gola në të gjitha garat, me klubin mbretëror për gjatë nëntë sezoneve, nga viti 2009 deri në të 2018-ën kur u transferua në Juventus.

Gjithashtu, 36-vjeçari në gjashtë sezonet te klubi i Manchester United, para se të transferohej te Reali, kishte arritur të shënojë 118 gola me fanellën e “Djajëve të Kuq”.

Por, goleadori Ronaldo nuk ka shënuar vetëm për klubet ku ka luajtur.

Ai gjatë karrierës së tij të suksesshme me kombëtaren e Portugalisë, ka realizuar plot 103 gola në të gjitha garat prej vitit 2004 deri më tani ku vazhdon akoma të shkëlqejë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore