Sport

Cristiano: “Më vjen keq që nuk mund t’iu premtoj 20 vite tjera si këto, por…”


Cristiano Ronaldo dje festoi ditëlindjen e tij të 36-të, dhe përmes llogarisë së tij në Instagram, portugezi dha një mesazh shumë emocionues për fansat.

“36 vjeç, e pabesueshme! Duket se gjithçka filloi dje, por ky ka qenë një udhëtim plot aventura dhe gjëra për të mbajtur mend. Topi im i parë, skuadra ime e parë, goli im i parë… koha fluturon!”

“Nga Madeira në Lisbon, nga Lisbon-a në Manchester, nga Manchester-i në Madrid, nga Madrid-i në Torino, por mbi të gjitha, nga thellësia e zemres time te bota… Kam japur gjithçka që kam mundur, gjithmonë kam tentuar të prezantoj verzionin tim më të mirë.”

“Në rikthim, ju më dhuruat dashuri, admirim, prezencën dhe mbështetjen e pa shoq. Për këtë, kurr nuk mund të ju falenderohem tamam. Asgjë nuk do ishte e mundur pa ju.”

“Deri sa e festoj ditëlindjen e 36-të dhe vitin e 20-të në karrierë, më vjen keq që nuk mund t’iu premtoj 20 vite tjera si këto, por çfarë mund t’iu premtoj, është që kurr nuk do shihni më pak se 100% timen deri në momentin e fundit.”

“Faleminderit përsëri për mbështetjen dhe mesazhet e bukura gjatë kësaj dite. Do të thotë shumë për mua, dhe të gjithë keni një vend special në zemren time.”

Ky ishte mesazhi i plotë i Cristiano Ronaldo-s për fansat e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore